Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të numërimit të votimit të referendumit për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, deklaroi se 44 mijë anëtarë të PD-së vendosën sot shkarkimin përfundimtar të Luzim Bashës.
Në një konferencë për mediat në selinë e PD-së Berisha u shpreh se, do të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra demokratëve pasi 44 mijë demokratë dhe demokrate që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare largimin e Bashës nga drejtimi përfundimtarë i forcës politike.
“Ky është ndëshkimi më i mëritur që një person i padenjë për detyre, një person detyrën më të lartë të kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale dhe trajton PD si një pronë të tij. Ky është votimi më i shkëlqyer që shkruan një kapitutull të ri në historinë e revolucionit demokratik. Ky revolucion nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë që mund ta ndal këtë revolucion. Jeni dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narko-shtetit kundër këtij akti madhor në historinë e pluralizmit. Mjafton t’u rikujtoj paraqitjen me orë të tëra televizive të pengmarrësit në ndihmë të pengut të tij. Por asgjë nuk mund të ndal njerëzit lirë në realizimin e qëllimeve të tyre. Nuk ka forcë që pengon dot njerëzit e lirë në arritjen e objektivave të tyre për liri dhe dinjitet, për të ardhëm e forcë së tyre politike dhe shoqërinë shqiptare në tërësi”, tha ai.
Deputetja e PD-së Albana Vokshi, deklaroi se mbi 44 mijë demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Ndërsa lexoi të gjitha rezultatet e votimeve në të gjitha qytetet e Shqipërisë, Vokshi tha se në total 43 385 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI