SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Deklarata e Celibashit për standardet e zgjedhjeve qesharake, ishin farsë

 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi si “qesharake” deklaratën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit që sipas këtij të fundit ishin “zgjedhje si të një vendi kandidat për në BE”.

Berisha tha se Celibashi lexon se çfarë i shkruan qeveria.

Berisha nënvizoi sërish se zgjedhjet ishin një farsë elektorale dhe se opozita e ka faktuar një gjë të tillë.

“Nuk ka deklaratë me qesharake. Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se, në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit”, tha Berisha.(Marseda QEFALIA).///

error: