Ish- kryeministri Berisha është ndaluar në një komunikim për mediat, para se t’i drejtohet stadiumit ‘Air Albania’, ku pritet të mbahet Kuvendi i demokratëve i thirrur prej tij.
Ndërsa doli nga banesa e tij, Berisha e konsideroi ditën e sotme një ditë të jashtëzakonshme
“E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha kjo shënon mrekullinë të dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi e revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh (Basha) një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve, Mirupafshim!
Ata që skanë mend nuk i bind dot. Është i ftuar në Kuvend. Selia është e PD-së.”, tha Berisha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI