Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluarte marten një takim me demokratët në qytetin e Durrësit.
Berisha tha se, pas disfatës së zgjedhjeve të 2021, PD kishte nevojë për ringritje.
“Ju falënderoj për mbështetjen e çmuar që i keni dhënë PD-së që nga themelimi e deri sot. Në mënyrë të veçantë për rolin tuaj në themelimin e kësaj force politike. Pas një udhëtimi të vështirë, pas një udhëtimi plot pengesa, por pas një udhëtimi unik në historinë e Evropës. Në një moment të caktuar ndërmorëm udhëtimin tonë për t’u rikthyer te vlerat tona, parimet tona. Për të ngritur në këmbë forcën tonë politike, e cila kalonte nga disfata në disfatë. Në fillim të kësaj lëvizje, askush nuk parashikonte se sot ne do të ishim një forcë aktive me 40 mijë e më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh, misionarësh”, theksoi Berisha.
Berisha u shpreh se “nëse rikthehemi disa muaj më parë, kisha deklaruar se kjo lëvizje është e pandalshme. U shpreha që revolucioni nuk ndalet më dhe koha e provoi. Sot ja ku jemi, opozitë e vërtetë e Shqipërisë”.
“Nëse nuk do të ngriheshim do të ishim një lolo. Vegël e një qeverie. Shembullin po e shihni në marrëdhëniet Rama-Alibasha”, tha Berisha.
Berisha theksoi se “ne arritëm, por në këtë stacion ku jemi, një mision i madh na pret, i një rëndësie jetike. Për interesat e këtyre qytetarëve, për qenien tonë dhe identitetin tonë kombëtar, për të ardhmen tonë, të këtyre të rinjve dhe fëmijëve tanë”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI