SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha nga Gjirokastra: Të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi në Gjirokastër, kërkoi nga çdo demokrat shumëfishim të përpjekjeve për ndryshimin e qeverisë.

“Kemi një mision, të bindim shqiptarët të bashkohen me ne. Një qeveri e mirëfilltë antisociale, antiqytetare, antikombëtare. Por kjo qeveri ka arritur të mbijetojë, të marrë mandatin e tretë sepse ka përdorur të gjitha metodat, të paligjshme sigurisht, por nuk ka marrë përgjigjen siç duhet nga ne. Ndaj dhe ne duhet të angazhohemi në një organizim sa më të përsosur. Tani kemi një diktaturë. Çfarë do të thotë diktaturë, pushteti i një partie. Nuk ka kampe përqendrimi, por i ka të gjitha të tjerat”, tha ai.

Sipas kreut të PD-së, fakti që një qeveri që kalon nga skandali në skandal është në mandatin e tretë, bën përgjegjës edhe demokratët.

“Në një mënyrë ose tjetër na vë para një përgjegjësie të madhe shoqërore dhe kombëtare. Ndaj dhe apeli, kushtrimi i thellë i yni sot është të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin. Të bëjmë gjithçka për realizëm, që në çdo akt dhe veprim tonin të jemi të vërtetë, realë”, u shpreh Berisha.///

error: