
Kane shenuar nje sukses te merituar shahistet e Sarandes, ne nje aktivitet nderkombetar ne Mal te Zi.
Aktivitetin e ka shoqeruar nga afer trajneri i mirenjohur i shahut , Mjeshtri Lime Mihasi i cili u shprej: “Ka perfunduar sot ne Cetinje te Malit te Zi kampionati Ballkanik i Shahut ne te tria disiplinat: Standard ,Rapid dhe Blic. Te dy shahistet e Butrintit Kelvin Kosta dhe Eklea Omeri kane shpalosur vlerat e tyre duke shkelqyer ne mes gjithe grumoshave te tyre nga Ballkani.

Kelvin Kosta kthehet si kampion i Ballkanit ne shahun standard per u16, duke u vleresuar me kupe, diplome dhe medalje ari. Eklea Omeri kthehet me dy medalje bronzi; nje ne Rapid dhe nje ne Blic.
Duke shprehur krenarien e tij si trajner, Mihasi thekson: “Une si trainer i tyre ndihem krenar me rezultatet qe arriten dhe ju uroj suksese te metejshme!”-/sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI