SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: “Non grata” nga Mbretëria e Bashkuar, e bazuar në shpifjet e Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur sot ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke i kujtuar se është i vetmi që ka denoncuar bashkëpunimin dhe lidhjen e bandave kriminale me qeverinë.

Sipas Berishës, vendimi për “non grata”-n e tij në Mbretërinë e Bashkuar është i bazuar në shpifjet e Lulzim Bashës kundër tij.

“Alistair King-Smith ambasadori i madhërisë së tij, ka marrë shpifjen e Lulzim Bashës dhe e ka përcjellë si të vërtetë në qeverinë e tij”, u shpreh Berisha në fjalën për qytetarët e mbledhur poshtë shtëpisë së tij, ku po vuan “arrestin e shtëpisë” caktuar nga GJKKO.///

error: