SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Prodhimi i energjisë në portin e Vlorës, zhvillim anti-ekonomik

– Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se plani i qeverisë për të sjellë në Portin e Vlorës impiantet për prodhimin e energjisë nga Bangladeshi, është një zhvillim anti-ekonomik.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se këto impiante veprojnë si gjeneratorë duke shpenzuar shumë energji dhe ndosin ambientin duke qenë se, sipas tij, punojnë me naftë të rëndë të ndaluar për t’u përdorur.

“Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë. Më poshtë keni të detajuar nga ekspertët koston e tyre. Kostoja ditore e tyre është kjo: Për prodhimin e 1 megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro. Por kjo është vetëm nafta. Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro. Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro”, tha ai.

Po ashtu Berisha shtoi se  “kur ne ishim në qeveri, kishte vetëm një problem, ai i transmetimit, pasi Serbia në mënyrë plotësisht antitreg, mbante monopolet e transmetimit në rajon. Mbi këtë bazë Serbia bllokonte edhe funksionimin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë”.

“Pasi Gjermania i tregoi kartonin e kuq, dhe i tha se po e bëre këtë, kemi edhe ne një mjet tjetër për ty, të shkëpusim nga rrjeti evropian. E kështu Serbia u tërhoq nga ajo praktikë. Edi Rama mund të merrej vesh me qeverinë e Kosovës dhe të vendoste trurin e përbashkët të digave dhe TEC-eve, i cili i kursen Shqipërisë e Kosovës, të paktën 20%.Ata janë termo, do të thotë natën, sasia e energjisë që prodhojnë TEC-et nuk konsumohen në Kosovë, dhe mund ta merrte Shqipëria e digat shkonin drejt një normalizimi. Nuk e bën këtë sepse e kanë burim kryesor, vjedhjeje. E tani luajnë me shëndetin e qytetarëve të Vlorës”, tha ai.///

error: