SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha paraqiti sot kandidatin e dalë nga primaret për bashkinë Vlorë, në zgjedhjet e 14 majit, Hysni Sharra.

Në fjalën e tij, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të dalin nga përgjumja.

“Në 8 vite, 40 % e vlonjatëve janë larguar nga Vlora, në 8 vite 35 % e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Po vazhduam kështu çdo të mbetet pas 8-16 viteve të ardhshme. Por cila do të jetë përgjegjësia jonë para vetes, fëmijëve tanë, por edhe para të gjithë atyre që u shkrinë, u sakrifikuan, që ne sot të jemi komb dhe të jemi këta që jemi sot të lirë. Do të jetë e pafalshme. Thirrja ime është të dalim nga kjo përgjumje, thirrja ime është të ngrihemi, të bëjmë gjithçka për të ndryshuar këtë situatë. Vlora ka kapacitete edhe 5 herë më shumë se banorët e saj, po ta marrësh nga Sevasteri në Karaburun, Himarë, Novoselë dhe me radhë. Vlora në këtë territor ka çdo mrekulli që ka natyra. Por Vlora kërkon sot, rënkon sot, na fton ne sot të ndalim këtë rrokullisje”, – tha Berisha.

Po ashtu, Berisha tha se brenda 1 viti shqiptarëve u janë rritur me 12 % vetëm shpenzimet për kafshatën e gojës.

“Këto 30 vite jemi të lirë, në këto 30 vite ne ndryshuam 30 herë në krahasim me atë që ishim. Në vitin 2008 ne njerëzit më të varfër, të tretit më të varfër në planet në vitin 1992 me 204 dollarë për frymë gjithsej, ja dolëm të kemi rroga më të larta se serbët, maqedonasit, malazezët, bullgarët dhe rumunët. Prapë nuk ishim të pasur, por ajo ishte një varfëri në pakësim dhe çdo vit nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit, popullata shqiptare po rritej. Kishte shpresë, shqiptarët besonin se në Shqipëri mund të ndërtohet e ardhmja e tyre dhe çdo vit gjendja mund të përmirësohej dhe duhej të përmirësohej. Çfarë ndodhi sot? A jemi sot të varfër si në ’92? Jo, jo, jemi shumë larg, por problemi sot është se kemi një varfëri në shtim, kemi një varfëri që tremb, frikëson, e cila rritet, në të cilën nuk shohim perspektivë se si do të kemi nesër një jetë më të mirë”, tha Berisha.///

error: