–Nga Etleva XHAJANKA
Ligji për Bletarinë, ministrja Krifca: Mjalti shqiptar cilësor dhe me standarde .Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, prezantoi në séancën plenare të Kuvendit, projektligjin e ri “Për Bletarinë”.
“Sjellim sot për miratim një projekt ligj shumë të rëndësishëm dhe të kërkuar prej kohësh nga mbrojtesit e bletës dhe prodhuesit e mjaltit në vendin tonë por në fakt edhe nga konsumatorët dhe nga vetë koha”, u shpreh ministrja.
Krifca tha se, projektligji është ndërtuar në bashkepunim të plotë me të gjithë shoqatat e bletarëve dhe i përgjigjet problematikave të tyre në përputhje me praktikat më të mira të BE.
“Me anë të këtij projekt ligji trajtojme rolin e veçantë të bletarisë në mjedis, bujqësi, ekonomi dhe krijimin e të ardhurave.Bletaria është sektor i rëndësishëm i bujqësisë së vendit që shërben si burim prodhimesh natyrale me vlerë të lartë ushqimore dhe mjekësore”, theksoi ministrja.
Ministrja u ndal në mbështetjen adresur këtij sektori.
Bletaria në vendin tone ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm vitet e fundit. Sot numërohen rreth 400 000 zgjoje bletësh në vend. Gjate 10 viteve te fundit numri i zgjojeve të bletëve është rritur me 70%, duke rritur ndjeshem dhe nivelin e prodhimit. “Ne kemi qenë në krah të këtij komuniteti prodhuesish të mjaltit gjatë të gjithë kohës dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Në skemën kombëtare ne kemi rritur me 10 herë numrin e fermerëve të mbështetur krahasuar me vitin 2013. Po kështu kemi rritur me 15 herë fondin e dedikuar për bletarinë gjatë të njëjtës periudhë 2013-2022”, u shpreh ministrja, teksa vuri në dukje se, vetëm në vitin 2022 janë mbështetur rreth 2,681 bletarë në të gjithë vendin.
Sipas saj, synimi është rritja e konkurrueshmërisë së produkteve të tyre.
“Pavarësisht dinamizmit dhe rëndësisë, sektori deri më sot nuk kishte një ligj që të rregullojë në mënyrë të plotë dhe shteruese të gjithë problemet e bletarisë në lidhje me marrëdhëniet me shërbimin veterinar dhe pushtetin vendor, territorin, shtegëtimet e kontrolluara dhe sigurinë e produkteve të bletës. Me anë të tij promovojmë bletarinë cilësore, instrumentat e skemave të cilësisë, emërtimet e origjinës, treguesit gjeografik, specialitetet tradicionale të garantuara dhe standardet e etiketimit duke i rritur kështu vlerën tregtare të produktit”, tha Krifca.
Gjithashtu vuri në dukje ministrja, pr.ligji parashikon për bletërritësit regjistrimin e detyrueshëm, kushtet për rritjen, transportin, cilësinë e produkteve, masa të cilat do të rrisin besimin e konsumatorit në produktin final.
“Ne integrojmë për herë të parë me këtë projektligj bashkëveprimin midis ministrisë së bujqësisë dhe njësive të vetëqeverisjes vendore me aktorët e sektorit të bletarisë për hartimin e programeve tre vjeçare të zhvillimit të bletarisë. Këto programe do të synojnë promovimin dhe mbrojtjen e produkteve shqiptare të bletëve, zgjerimin e produkteve me emërtim origjine duke ecur akoma më shumë në shembullin pozitiv të Mjaltit të Bedunicës në Përmet që tashmë është regjistruar si specialitet tradicional i garantuar STG.
Ministrja krifca u shpreh se perms këtij pr.ligji, synojmë të rrisim formalizimin e sektorit dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të gjurmueshmërisë të produkteve të bletës si edhe marrëdhëniet e këtij sektori me sektorët e tjerë të bujqësisë.
Ministrja ftoi deputet të votojnë për miratimin e këtij pr.ligji, ndërsa falenderoi Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit dhe Komisionin e Integrimit për bashkëpunimin konstruktiv në hartimin e pr.ligjit dhe duke e votuar ne menyrë unanime projektligjin për Bletarinë, në të mirën e bujqësisë që bashkon.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI