– Besiana Kadare, zëvendëpresidente e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka vizituar shtëpinë e lindjes në Gjirokastër e shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.
Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare e njoftoi vetë vizitën në Gjirokastër, duke theksuar përshtypjet nga kjo vizitë.
“Udhëtim interesant në shiritin e kujtesës ndërsa vizitoja për herë të parë aprtamentin ku u rrita gjatë Shqipërisë komuniste, tani i kthyer në një muze Shtëpia Kadare”, tha Besiana Kadare.
Po ashtu, Kadare shtoi se “Jam e gëzuar për të ndarë përvojën me shoqen dhe kolegen time ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim për të rrëfyer këtë pjesë të së kaluarës sonë”///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari