SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe e dashuri

 Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen.

Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet mes kufizimeve të vendosura nga COVID-19.

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt mëngjesin e sotëm mesha e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Ai iu drejtua besimtarëve me urimin që Viti i Ri 2020 të jetë i bekuar dhe të ketë siguri e paqe.

Ndërkohë, që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’, Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, e ndërsa përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve.

Në përfundim të meshës besimtarët uruan njëri tjetrin për sa më shumë mirësi dhe begati.

25 dhjetori është dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën. Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve ’90-të, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.///

error: