Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka inkurajuar personalisht kryeministrin Edi Rama që po përpiqet të mbledhë krerët shtetërorë të Greqisë dhe Turqisë në një tryezë të përbashkët dialogu.
“Kancelarja Merkel e uroi personalisht atë! Edi Rama, 56 vjeç, Kryeministri i Shqipërisë, po përpiqet të mbledhë rreth një tryeze krerët që grinden të Turqisë dhe Greqisë. Arsyeja ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ishujt në detin Egje, që kohët e fundit janë përshkallëzuar. BILD thotë: Rama ndërtuesi i urave të bashkëpunimit”, shkruhet në artikullin e medias gjermane.
Greqia e Turqia janë në mosmarrëveshje për ishujt në Detin Egje, që kohët e fundit është përshkallëzuar.
Gazeta gjermane Bild, e ka publikuar këtë lajm në rubrikën e saj “Fitues dhe humbës”, ku kryeministrin Edi Rama e cilëson fitues.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI