Nga Ben ANDONI
Nëse do të kuptosh mosbindjen në një shoqëri, ku të gjithë binden, do të duhet të kuptosh të kundërtën, që është tejet e vështirë, pasi bota e sotme politike autokratike, sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor, është një e tillë. Dhe, karikaturisti i njohur Arben Meksi, e bën përshkrimin gati me një art të veçantë si karikatura, duke përdorur me racionalitet elementet e kubizmit. Përdor format e drejta trekëndore për të identifikuar qeniet, të bindura nën një autoritet të tillë, që në abstragim i shkojnë piramidës së fuqisë (me sfondin e piramidave të vërteta të Gizës), ku qenia e identifikuar me formën e kundërt (me piramidën kokëposhtë) është neutralizuar. Kubizmi bashkëjeton në këtë skicë si gjetje me autokracinë e mendimit, ku më i dobëti bindet ose më saktë nënshtrohet dhe kur nuk bindet.
Në fakt, bindja konsiderohet si një lloj forme e ndikimit shoqëror ku një individ vepron dhe ndërmerr aksione në përgjigje të një urdhri të drejtpërdrejtë nga një instancë, që përfaqëson zakonisht figurën e autoritetit. Supozohet, si ndodhi në rastin e Ajhman se pa pasjen e një urdhri të tillë, personi nuk do të kishte vepruar në këtë mënyrë. Të paktën, Ajhman e tregoi sipas mënyrës së vet këtë në gjyqin e Jeruzalemit, duke u kuptuar vetëm nga Hanhah Arendt, që do t’i jepte më vonë jetë konceptit të “Banalitetit të së keqes”.
Por në rastin e punës së Meksit të titulluar si “Bindja e mosbindjes” përshfaqet mënyra sesi individi i bindet fuqisë, shpesh duke flirtuar, kurse në rastin e zgjedhjes të kujdesshme të karikaturistit të njohur, si një mënyrë përshtatje që ka humbur kuptimin e individualitetit dhe dinjitetit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI