=Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se “tatimpaguesit e biznesit të vogël nuk do të paguajnë këstet e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për vitin 2020”.
Administrata tatimore informon tatimpaguesit, subjekte të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, se ka hyrë në fuqi Akti normativ nr.19, datë 23.04.2020, i cili ndryshon Ligjin nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar
Sipas ndryshimeve të këtij ligji këstet e parapagimeve të Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimin, të vitit 2020, për tatimpaguesit subjekt i kësaj përgjegjësie tatimore, nuk do të paguhen, thekson Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Akti normativ nr.19, datë 23.04.2020 është botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 73, datë 24.04.2020.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI