SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Blogerët nga Holanda promovojnë Shqipërinë turistike

 Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik tërheqës për t’u vizituar dhe nga blogerët e huaj, të cilët e kanë listuar si një nga vendet që duhet vizituar në këtë sezon veror. Falë investimeve të kryera, jo vetëm përgjatë bregdetit, por edhe në infrastrukturën rrugore ndërlidhëse, tashmë turistët e huaj pas aventurave të tyre, po e sugjerojnë Shqipërinë edhe te miqtë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot ftesën e bërë për miqtë e tyre nga dy blogerë holandezë, për të vizituar Shqipërinë turistike. “Me 10 ditët e pushimeve në Shqipëri që nga turizmi malor në Theth deri në plazhet e Ksamilit , dy nga blogerët më të njohur në Holandë Hannah dhe Nick i ftuan ndjekësit e tyre për t’i vizituar këto bukuri. Destinacioneve që ata sugjerojnë tashmë iu shtua edhe Shqipëria”, u shpreh Kumbaro në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të INSTAT, mbi 1.6 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar në periudhën janar-maj.///

error: