SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Borsh: Motori del nga rruga, ndërron jetë 40-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Himarë-Sarandë në afërsi të zonës së quajtur “Ura e Borshit”. Sipas policisë, një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale A.B. 40 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.03.2022, në rrugën nacionale Himarë -Sarandë,  në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin A. B.,  40 vjeç,  banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit///SARANDANEWS.AL///.

error: