Në tunelin e Llogarasë puna po vijon pa u ndalur për përfundimin e tij brenda afateve të parashikuara.
Qeveria Rama ka publikuar pamje nga kantieri, punimet e të cilit kanë avancuar dukshëm.Në vetëm 4 muaj në Llogara janë hapur mbi 700 metra tunel.
Me këtë vepër aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta.
Tuneli vleresohet si një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut. Tuneli hap një portë të re në jug të Shqipërisë dhe si një atraksion turistik jo vetëm për vendin edhe për Mesdheun./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi