Nga Etleva XHAJANKA/
Vitet e fundit sezoni i mbarë për prodhimet bujqësore, për shkak të motit, investimeve në zgjerimin e sipërfaqeve me serra, por dhe rritjes së konsumit të prodhimit vendas, ka shtuar interesin për shtimin e tregjeve bujqësore në rajone të ndryshme të vendit.
Prodhuesit, përpunuesit dhe eksportuesit shprehen se bujqësia po orientohet drejt tregut dhe investimet në qendrat e grumbullimit apo merkatot e shitjeve me shumicë po avantazhojnë zhvillimin e këtij sektori duke nxitur agroturizimin dhe ekonominë lokale.
Me një fond mbi 8 milionë lekë, bashkia Himarë në jug të vendit ka shpallur tenderin për ndërtimin e qendrës së re të tregut të prodhimeve bujqësore në Borsh.
“Ky objekt do të grumbullojë shitësit ambulantë, do të ulë problematikat e gjetjes së vendeve të shitjes dhe do të rregullojë çmimet e tregut. Gjithashtu, banorët e zonës por jo vetëm, turistët dhe vizitorët e ndryshëm do të mund të kenë një vend ku të shohin produktet e larmishme vendase me çmimet përkatëse”, thuhet në dokumentin që shoqëron këtë projekt.
Pikat e grumbullimit apo tregjet bujqësore, shoqëruar edhe me kapacitete frigoriferike u vijnë në ndihmë fermerëve të zonës për shitjen e prodhimeve, duke u garantuar atyre çmime optimale si edhe duke furnizuar tregun vendas me fruta të freskëta në çdo stinë, falë mbajtjes së tyre në atmosferë dinamike gjatë cikleve të prodhimit.
Ndërtimi i tregut të ri bujqësor në Borsh, do të jetë një vlerë e shtuar edhe për sektorin e turizmit me impakt të ndjeshëm në përmirësimin e ekonomisë së fermerëve por edhe të ekonomisë lokale, për shkak të fluksit të lartë të turistëve dhe pushuesve që frekuentojnë zonën e mrekullueshme të Borshit, veçanërisht gjatë sezonit veror.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI