Bashkia Himarë fton turistët vendas dhe të huaj në një nga perlat e shumta të turizmit siç është Borshi, një kompozim i detit, natyrës dhe traditës.
“Nëse keni vendosur të vizitoni jugun e Shqipërisë do të gjeni në Borsh një kompozim perfekt të historisë, natyrës së paprekur dhe legjendave”, shprehet bashkia.
Po ashtu, Bashkia Himarë sjell pamje fantastike të Borshit nga pika më e lartë, ku deti dhe horizonti janë të pamasë.
“I parë nga pika më e lartë e kalasë, Borshi tregon bashkëjetesën e qetë mes valëve që përqafojnë bregun e detit dhe malet përreth. Kalaja me vlera të rëndësishme historike dhe arkitektonike ndërthurur me blunë e pafundme të detit, tashmë me rrugën e sapo asfaltuar do të tërheqë edhe më shumë vizitorë shqiptarë e të huaj”, shprehet bashkia.
Projekti i rikonstruksionit të rrugës Borsh – Kala e Borshit me financim nga Qeveria Shqiptare ka ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm dhe nxit zhvillimin e biznesit./atsh///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi