– Vëzhgimi i procesit të infeksionit, si ai i shkaktuar nga koronavirusi i ri, falë skanimit 3D të një organi ose të gjithë trupit të njeriut, është revolucioni shkencor i bërë i mundur falë burimit të ri më të ndritshëm të rrezeve X, që është arritur ndonjëherë, në Supermikroskopin Europian (ESRF) i bazuar në dritën sinkrotron.
I projektuar nga një fizikan italian, burimi i ri, që e bëri Supermikroskopin Europian më të fuqishmin në botë, quhet ESRF-Extreme Brilliant Source (ESRF-EBS).
“Ky është një çast krenarie për të gjithë komunitetin sinkrotron”, tha Francesco Sette, drejtori i përgjithshëm i ESRF.
“Me hapjen e kësaj gjenerate të re të sinkrotronit me energji të lartë, ESRF vazhdon rolin e tij pionier në sigurimin e një mjeti të ri të pashembullt për shkencëtarët, për të shtyrë kufijtë e shkencës dhe për të adresuar sfidat jetësore me të cilat përballet sot shoqëria jonë, siç janë shëndeti dhe ambienti”, shtoi ai.
Supermikrosopi i ri është, gjithashtu, një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar: burimi EBS u financua nga 22 vende, që investuan 150 milionë euro///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI