– Një fëmijë po ngutej aq shumë, sa as një helikopter nuk mund ta çonte në një spital gjerman në kohë.
”Martin Timotheus u lind në një helikopter në hyrje të klinikës Osnabrueck”, deklaroi shpëtimi ajror gjerman, ADAC.
Martini i vogël u lind në helikopterin e shpëtimit ndërsa i afrohej spitalit, në një lartësi prej 150 metrash dhe një shpejtësi mbi 200 kilometra në orë.
”Si djali (3 620 gramë dhe 53 centimetra) dhe nëna e tij 24-vjeçare janë mirë”, theksoi zëdhënës i ADAC-it.
Qendra e kontrollit të shpëtimit e kishte dërguar helikopterin në shtëpinë e nënës pasi ajo hasi probleme disa ditë më herët sesa pritej.
”Lindje të tilla në ajër janë shumë të rralla. Rasti i fundit që ne dokumentuam ishte 28 vjet më parë”, tha zëdhënësi i ADAC-it, Jochen Oesterle//atsh-dpa///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI