Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me deklaratën e Presidentit Meta nga Vlora i cili tha se, më 25 prill do votojmë me shpatë.
Braçe në përgjigje të reagimit të Presidentit shprehet se, “pse duhet të votojmë me shpata?! Na u bë një jetë që votojmë me letër e laps, pse këtë herë duhet të votojmë me shpata?! Pastaj ku votojnë me shpata sot?”
Po ashtu, Braçe poston deklaratën e Presidentit Meta, publikuar në media, i cili duke folur për votimet tha se, “me pasaportë, me kartë, me shpatë votojmë më 25 prill. Kushdo do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir”.
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së Braçes.
“Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime! Mos u trembni nga vota e shqiptarëve! Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID”, u shpreh Blushi.//ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI