SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Braçe reagon ndaj Metës: Vjosës tani nuk i kanoset asnjë rrezik, problemi është Tomorri që çunat me pushtet të Skraparit e bën copash për pllaka me lekë

 Zv/Kryeministri Erion Braçe reagoi sot ndaj deklaratave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për shpalljen Park Kombëtar të të gjithë luginës së lumit Vjosa.

“Vjosa! Je vonë shumë zotëri; Vjosës tani nuk i kanoset asnjë rrezik! Problemi është Tomorri, mali domethënë; Ishte Park Kombëtar dhe çunat me pushtet të Skraparit e bën copash për pllaka me lekë! Dhe vazhdojnë madje!”, u shpreh Braçe.

Braçe reagoi edhe ndaj Drejtorit të kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti për vaksinën antiCOVID.

“Vaksina? Mbaj mend që tani afër, jo shumë larg, u sëmurën lopët vërtetë, nxorëm lekët, u blenë vaksinat për to dhe, nisi t’i ndante e tua ngulte lopëve LSI-ja. Super infrastrukturë! Madje në një shtëpi me 6 lopë desh rrahën edhe udhëheqësin se dy lope kishin ngordhur!”, tha Braçe.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se, “mbështes plotësisht deklaratën e përbashkët të “EcoAlbania”, “Riverwatch” dhe “EuroNatur”, si dhe të grupeve të shkencëtarëve e ambientalistve, vendas e të huaj, për shpalljen Park Kombëtar të të gjithë luginës së lumit Vjosa”.

“Ndaj të njëjtin shqetësim, se përkundër deklaratave publike të Kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë, situata në realitet po shkon në drejtim të kundërt, pasi vetëm për pjesën e sipërme të Vjosës është planifikuar shpallja e zonës si kategori “Peizazh i Mbrojtur”, ndërsa në rrjedhën e mesme dhe të poshtme nuk është parashikuar asnjë status mbrojtjeje”, tha Meta./ata///

error: