Në ditën e katërt të zjarrit në malin e Çikës, një vatër vijon të jetë ende aktive. Edhe pse ditën e djeshme dy avion Canader kanë hedhur ujë për shuarjen e flakëve, zjarri vijon të mbetet aktiv.
Avionët kanë fluturuar mbi malin e Çikës katër herë deri në mbrëmjen e të enjtes, por nuk ka mjaftuar për neutralizimin e një vatre që ndodhet në greminë.
Sipas Shtabit te Emergjencave Civile pranë prefekturës së Vlorës, avionët do të vijonë sot punën për të shuar flakët, ndërkohë qe ushtarët e Forcave të Armatosura janë larguar nga terreni. Në pjesën jugore të malit të Çikës janë djegur rreth 80 hektarë pyje me bredha dhe shkurre në një disstancë tepër të afërt mbi fshatin Palasë, rreth 500 m në vijë ajrore///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”