Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se brenda disa javësh paga minimale do të shkojë 40 mijë lekë. Në një takim me studentët ai konfirmoi se nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq, as në sektorin publik, as në atë privat.
“Dua t’ju them një sekret se jemi këtu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur për të ndarë me ju përpara fjalëve të tjera të rastit që paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë. Kur them shumë shpejt domethënë çështje javësh dhe do të aplikohet për të gjithë. Nuk duam të kemi pagë më të ulët se 40 mijë lekë qoftë në sektorin publik, qoftë edhe atë privat,” – deklaroi Rama.
Kryeministri shtoi gjithashtu se me këtë mekanizëm pretendojnë se brenda dy viteve paga minimale do të shkojë 45 mijë lekë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade