-Komisioni Europian ka tashmë kontrata me gjashtë laboratorë farmaceutikë për vaksinat antiCOVID-19 dhe qytetarët e parë europianë do të mund të vaksinohet para fundit të muajit dhjetor, deklaroi presidentja e Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen.
“Po shohim dritë në fund të tunelit”, shtoi ajo.
“Shtetet anëtare duhet të përgatiten. Bëhet fjalë për miliona shiringa, për zinxhirin e ftohjes, për organizimin e qendrave të vaksinimit dhe trajnimin e personelit për
për t’a aplikuar atë”, theksoi Von der Leyen.
“Gjithçka duhet të jetë e përgatitur. Shtetet duhet të pëgatisin logjistikën për vendosjen e qindra milionë vaksinave”, shtoi presidentja e Parlamenti Europian, Ursula von der Leyen./ANSA-ATSH///
ME SHUME LAJME
Llogora. Shuhet plotësisht vatra e zjarrit mbi tunel
“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë
Sarandë. Mbërrin në Port kroçera “Seabourn Quest” me 467 turistë në bord