Parku Kombëtar i Butrintit dhe bashkia Konispol në kuadër të 100-vjetorit te saj, organizuan një aktivitet të përbashkët edukativ dhe sensibilizues për trashegimine kulturore.


Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Kalasë Trekëndore pranë Kanalit të Vivarit.
Ndërkaq, nxënës të shkollave të bashkisë Konispol morën pjesë edhe në një konkurs në lidhje me trashëgimin kulturore të kësaj zone.
Drejtori i Parkut Kombëtar Butrint, Eri Sulo dhe kryetari i bashksië Konispol Shuaip Beqiri në fjalën e tyre vunë ne dukje theksin e njohjes nga brezit të ri dhe kultivimit te sensibilizimit dhe dashurisë për monumentet e kulturës kombëtare.

Në fund të veprimtarisë, fituese e konkursit u shpall shkolla 9-vjecare e Konispolit e ndjekur nga shkolla e fshatit Shalës e cila u rendit e dyta.

Aktiviteti i mesiperm eshtë pjese e nje vargu veprimtarish në kuadër të 100-vjetorit të bashkise Konispol dhe një bashkepunimi afatgjatë me Parkun Kombëtar të Butrintit në fqinjesi me territorin e kësaj bashkie.(
//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI