Qyteti antik i Butrintit, u be destinacioni i rreth 10 mijë turistëve vetëm në shtator.
Qyteti antik i Butrintit, 20 km larg Sarandës edhe gjatë muajit shtator vijon të jetë një ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrint, tha për ATSH-në se gjatë muajit shtator ky park u vizitua nga rreth 10 mijë vizitorë, ku rreth 3 mijë janë të huaj”.
“Në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ka gati një dyfishim të numrit të turistëve. Në shtator të 2020 parku u vizitua nga 5379 vizitorë vendas e të huaj”, shton Dhima.
Sipas Dhimës, turistët e huaj janë kryesisht ukrainas, spanjollë, italianë, francezë, gjermanë, ndërsa grupet turistike.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.
Arkeologjia e këtij qyteti antik, evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar influencën e tyre. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI