Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion, ka shkaktuar polemika dhe debate. mes qeverisë dhe opozites.
Shumë janë shprehur kundër faktit se pjesëtarët e bordit për menaxhimin e Butrintit janë të gjithë të huaj, duke shënjestruar kreun e bordit, arkeologun britanik prof. Richard Hodges, i cili në disa doktrina pretendon se Shqipëria ka qënë një vend artificial i krijuar në të në 1913-ën nga fuqitë e mëdha.

Por ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shprehet se Hodges është ekspert i fushës dhe njohës i mirë i Parkut të Butrintit. Ministrja thotë se ai është në bord sepse është ekspert i fushës në arkeologji, ndërsa bën me dije se Parku i Butrinti është futur në një fazë tranzitore një vjeçare, pasi qeveria ka krijuar një arkë më të madhe për menaxhimin e Parkut.
“Kemi krijuar një arke më të madhe. Kemi paratë e buxheti për Butrintin plus paratë e partnerit, të cilat do të vendosen në dispozicion të Butrintit”, tha ministrja e Kulturës. Më tej ajo bën me dije se ka pasur vizitë këshillimore nga UNESCO për Parkun e Butrintit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit