Dy persona janë arrestuar në flagrancë. Policia e Sarandës vuri në pranga shtetasit Petrit Brahimaj, Spartak Qama, gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Greqisë në Konispol, me rreth 5 kilogram kanabis.
Njoftimi i Policisë: Operacioni policor i koduar “Bags”, nga Komisariati i Policisë Sarandë/Goditet 1 rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Greqisë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 5 kg kanabis.
Sarandë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nga Konispoli në drejtim të Greqisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bags”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve P. B., 42 vjeç, banues në Greqi dhe S. Q., 32 vjeç, banues në Vlorë.///
Pas lokalizimit të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr.3, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në dy çantat që ata kishin me vete, në të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 4 pako.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI