SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Buxheti 2024. Berisha: Flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas miratimit të buxhetit të vitit 2024 me votat e PS-së, mes kaosit dhe tensioneve në Kuvend.

“Ata kaluan brenda 5 minutash këtë akt. Jemi këtu si proces klandestin. Buxheti, akt themelor i këtij parlamenti, duhet të merrte të gjithë dimensionet. Nuk ka evidenca as për votim, dhe as për cicërim të shërbëtores së Ramës, Lindita Nikollës. Kjo dëshmon drejtësinë dhe betejën pa kthim të opozitës. Pasi u bë e pamundur hajdutëve që të mbrojnë vjedhjet e tyre dhe të mashtrojnë shqiptarët. I bëri të pamundur Ramës që të ligjërojë vjedhjen e gjobës më të madhe. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese. A e pe ti se Rama po ndiqte FB tim. Aty ishte kohë proteste.”, tha Berisha.///

error: