Në Qeparo janë shtuar plazhet publike me çadra të vendosura nga bashkia e Himarës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhet publike në Qeparo, pas lirimit të hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme.
“Qeparoi, pas lirimit nga zaptimet e paligjshme, Bashkia Himarë sapo ka vendosur çadrat që do të jenë falas për të gjithë pushuesit”, shkruan Kumbaro.
Pas lirimit të plazhit nga çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme nga sipërmarrës dhe individë, bashkia Himarë ka vendosur aty çadrat e saj, pa pagesë.
Kjo hapësirë i shtohet hapësirave të tjera publike e të sistemuara, duke mundësuar pushime me kosto të ulët për sa më shumë njerëz.
Bashkia e Himarës apelon sërish ndaj pushuesve, duke kërkuar mbrojtjen e mjedisit publik, për të mos dëmtuar çadrat dhe duke e mbajtur pastër plazhin.(Klodi SARAÇINI).///



ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota