SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Celibashi: Numërimi i votave për kandidatët nis nesër në orën 09:00, aty ku është në proces vijon deri në orën 24:00

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00.

Siç njoftoi KQZ, udhëzimi shprehet edhe për ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët.

Sipas urdhërit të Celibashit, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00.

Procesi i numërimit të votave për partitë politike në zgjedhjet e 25 prillit vijon ende kur kanë mbetur edhe pak kuti, ndërsa pritet shpallja e rezultatit brenda 48 orëve nga mbyllja e votimit.///

error: