Kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe dhe telefonata urimi nga liderë botërorë me rastin e fitores në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, presidenti turk, Erdogan dhe kryeministri grek, Mitsotaqis uruan Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve.
Biseda telefonike e Ramës me Presidentin e Turqisë dhe Kryeministrin e Greqisë u zhvillua pak minuta më parë.
Po ashtu, Kryeministri Rama ka marrë urime për fitoren edhe nga ministri i Jashtëm italian, Di Maio dhe lideri i opozitës italiane, Salvini.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI