SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Censusi i Shpendëve të Ujit, në 30 zona ligatinore bregdetare

 Për të 7-in vit rresht Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë, organizata jo-fitimprurëse mjedisore dhe studentë do të zhvillojnë censusin e Shpendëve të Ujit 2022.

Ky census do të zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës në 15-16 janar 2022.

Qëllimi i këtij censusi është verifikimi nëpërmjet inventarizimit sipas metodikes përkatëse të popullatave të këtyre shpendëve, të specieve respektive, në të 30 zonat ligatinore bregdetare, liqeneve natyror dhe artificialë, grykëderdhje lumenjsh, këneta etj.

Sipas rezultateve përfundimtare nga monitorimi i vitit të kaluar në vendin tonë u dëshmua një rënie në numrin e shpendëve krahasuar me 2020. Megjithatë, shifra e 2021 ishte më e lartë se mesatarja e 6 viteve të fundit.

Shqipëria i është bashkuar Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit  që në vitin 1993, ku fillimisht ky census u zhvillua në habitatet bregdetare dhe liqenin e Shkodrës. Ky census në nivel ndërkombëtar ka filluar që në vitin 1967.///

error: