TIRANË, 10 janar /ATSH/ Për herë të parë takimi i përvitshëm i operatorëve turistikë shqiptarë, u zhvillua këtë fillimviti në Sarandë, me pjesëmarrjen e aktorëve që operojnë në fushën e turizmit në Shqipëri e në trojet shqiptare.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i bashkisë Sarandë,Adrian Gurma. Duke vlerësuar për zhvendosjen e këtij eventi nga Durrësi në Sarandë, kryebashkiaku Gurma tha se “Saranda e ka pritur dhe e meriton këtë, pasi është markë e konfirmuar e turizmit shqiptar”.
Ai vlerësoi arritjet e vitit 2021 në turizëm, si produkt të bashkëpunimit të mirë mes niveleve të qeverisjes qendrore e vendore dhe partneritetit shumë të mirë me biznesin turistik.
“Ne kemi filozofinë: atje ku mbaron një sezon, nis puna për sezonin tjetër”, u shpreh Gurma, teksa takimin e organizuar në këtë fillimjanari, në qytetin e turizmit, e cilësoi si sinjal që jepet në kohën e duhur nga Saranda për projeksionin e vitit turistik 2022 dhe për sfidat që na presin.

Në takimin e Sarandës, me fokus turizmin, morën pjesë dhe përshëndetën edhe ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deputetja e zonës Anila Denaj, kryetari i Unionit të Kosovës, Baki Hoti etj.
Saranda është një nga qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë dhe një prej destinacioneve më të preferuara turistike.
Popullsia e saj prej 37 mijë banorësh punon kryesisht në industrinë e turizmit. Gjatë sezonit turistik popullsia e saj 6-fishohet.
Rinovimi i shëtitores së qytetit dhe rindërtimi i shkallëve, janë investime të cilat i shtojnë vlerë qytetit.
Ndërsa porti i ri turistik në Sarandë do të mundësojë ankorimin e jahteve jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në dimër duke e kthyer të gjithë zonën në një turizëm elitar me impakt ekonomik, krahas projektit madhor për ndërtimin e aeroportit të ri të Sarandës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI