SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Çmenden çmimet. Nafta fluturon me 2300 lekë

Porsa plasi konflikti në Ukrainë u tha menjëherë se do të kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve sidomos për nënproduktet e drithrave dhe për energjinë. Por ajo që qytetarët shqiptarë po e prekin më nga afër ka të bëjë me rritjen e çmendur të çmimit të naftës, i cili po ngrihet përditë me nga 100 lekë të vjetra për litër.

Këtë të shtunë, në pikat kryesore të vendit nafta u shtit me 2300 lekë nga 1900 që ishte vetëm pak ditë më parë.

Në tregun ndërkombëtar çmimi për fuçi po i afrohet 120 dollarëve. “Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 92 lekë për litër, ose rreth 55%” shkruante sot revista ekonomike Monitor.al.///

error: