Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur një ndjekësi në rrjetet sociale, mbi rritjen e çmimeve në vend, konkretisht për naftën dhe miellin.Kryeministri është pyetur nga ndjekësi se çfarë po ndodh me çmimin e naftës dhe të miellit? Si është e mundur që nuk ka një kontroll për këto gjëra s’është e drejtë të rriten çmimet në çdo sekondë, duhet të keni një zgjidhje për këtë?
Në përgjigjen e tij Rama ka sjellë në vëmendje se po bëhet luftë, luftë prej vërteti, luftë me bomba e me viktima e me plagë të jashtëzakonshme, kjo po ndodh dhe po të ishte i mundur kontrolli i çmimeve nga qeveria, do e kishe ndonjë qeveri në Evropë ku çmimet po rriten edhe më frikshëm se këtu.
Rama tha se , “ndërkohë që këtu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikërisht sepse shteti që e shet dhe e blen energjinë, ndryshe nga nafta e mielli e tërë të tjerat që shiten e blihen nga privatët, po e mban me dhëmbë kur i thonë llafit pikërisht që të lehtësojë sadopak familjarët”
Kryeministri theksoi se, “s’është e drejtë kjo nuk diskutohet, po s’ka si të mos ndodhë në këto kushte alarmi në të gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusisë që është eksportuesi më i madh në Evropë i gazi, naftës dhe grurit, por ama nga ana tjetër s’ka se si të mos e marrim edhe ne bashkë me terë të tjerët, një pjesë të barrës së luftës së ukrainasve kundër një agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mësuar më shumë se një herë që kush mbyll sytë kur i vjen tjetrit, lufta në shtëpinë e vet, shumë shpejt e ka luftën në shtëpinë e tij!”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI