Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë (CAA) njoftoi heqjen e një karantine të detyrueshme shtatëditore për pasagjerët e linjave ajrore që mbërrijnë në Greqi dhe që janë banorë të përhershëm të Bashkimit Europian, zonës Shengen, Britanisë së Madhe, SHBA-së, EBA-s, Serbisë dhe Izraelit.
CAA njoftoi, gjithashtu, një zgjatje të kufizimeve Covid-19 në fluturimet e brendshme dhe të huaja deri më 26 prill në orën 06:00.
Të gjithë personat që mbërrijnë në Greqi nga vendet e mësipërme duhet ose të kenë një certifikatë të lëshuar nga autoriteti përkatës në vendin e tyre të nisjes se kanë përfunduar vaksinimin të paktën 14 ditë para mbërritjes, ose një rezultat negativ të një testi PCR për Covid-19, i kryer në 72 orët e fundit para mbërritjes.//ATSH-ANA/ //
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat