Vala e fundit e pandemisë së koronavirusit që goditi Greqinë në fillim të sezonit veror ka përfunduar kulmin e saj dhe tani është në rënie, njoftoi sot ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris për televizionin “Skai”.”Nuk ka nevojë të merren masa për momentin edhe pse shkalla e incidencës mbetet e lartë”, tha Plevris.
Mbajtja e maskave vazhdon të jetë e detyrueshme në spitalet dhe operacionet e mjekëve grekë, si dhe në transportin publik, përfshirë ambientet e brendshme të trageteve.
Por, publiku i gjerë është i lirë të lëvizë jashtë dhe brenda pa maska ndërsa sezoni turistik arrin pikun./ ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI