Kategoritë e ulëta në futbollin shqiptar shpesh prodhojnë “çudira”, ndërsa portieri i Tomorit ka treguar një histori sa të frikshme aq edhe komike.
Andrea Shumeli ka qenë titullar I padiskutuar te beratasit këtë sezon, ndërsa ka treguar vështirësitë e të qenit futbollist në Shqipëri. Sipas tij, në ndeshjen ndaj Butrintit e zhvilluar në Delvinë, në fushë ka dalë gjarpri gjë që ka alarmuar lojtarët.
“Kisha dëgjuar ngjarje të rëndomta që ndodhnin në kategoritë inferiore, por jam befasuar nga ato që më kanë parë sytë. Vërtet FSHF ka vendosur disiplinë dhe dënime ekstreme por jo në të gjitha rastet relatohet nga zyrtarët e ndeshjes. Më ka ngelur në mendje ndeshja në Delvinë ndaj Butrintit, ku në mes të fushës doli një gjarpër”, ka thënë mes të tjerash portieri.
/Marrë nga Newsport.al
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI