SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Çukë. Nxënës, mësues e prindër kremtojnë Festën e Abetares

Gëzuar festën e Abetares! Ky ishte urimi që pushtoi sot paradite atmosferën festive te shkollës në Çukë.

Në këtë event të gëzueshëm për vogëlushët kishte një dritë ngazëllimi të veçantë në sytë e fëmijëve po edhe te prindërve dhe edukatoreve. të palodhura.

Festa e Abetares mirëpritet tradicionalisht pasi shënon hapat më të rëndësishëm në jetën e çdo fëmije me përfundimin e Abetares.

“Kjo është festa e parë e dijes, festa e parë që na mëson të hapim librat me besim dhe kureshtje.

Të dashur fëmijë, sot ju nuk jeni më fillestarë, ju dini të lexoni, të shkruani dhe të shprehni mendimet tuaja. Kjo është një arritje që meriton vlerësim! Ju jeni krenaria jonë!-vuri ne dukje drejtorja e shkolles Çukë Violeta Shehu.

Shehu falenderoi mësueset, për përkushtimin dhe durimin, po edheprindërit, për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të vazhdueshme.

U urojmë të gjithë fëmijëve, suksese në rrugën e bukur të dijes! Le të jetë kjo festa e parë nga shumë të tjera që do të pasojnë! Gëzuar festën e Abetares!- u shpreh mes te tjerash drejtoresha e shkolles Çukë, Violeta Shehu.,/SARANDANEWS.AL///

error: