Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka reagoi pasditen e sotme në Twiiter në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Himarë, Fredi Beleri.
“Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Xhaçka.
“Nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”, deklaroi ministrja Xhaçka.
Policia e Shtetit arrestoi dje Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit ”Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës.
Arrestimi i Belerit është kryer pasi kandidati për kryetar bashkie në Himarë akuzohet për blerje votash.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI