SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deklaratat e Berishës, reagon Bejko: Pas çdo sulmi qëndron një leje ndërtimi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko reagoi sot ndaj deklaratave të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, i cili akuzoi Bashën se po përdoret si peng nga Rama për kontrollimin e opozitës.

Bejko tha se pas çdo sulmi që Sali Berisha i bën Partisë Demokratike, dikush pranë tij fiton nga Rama një leje ndërtimi për kulla e resorte.“Që ta kuptojmë mirë të gjithë: Sa më shumë akuzon Saliu PD-në dhe lidershipin e saj si “opozita në shërbim të Ramës”, aq më e madhe është leja e radhës për kulla e resorte që merr prej Ramës e Veliajt klani i familjes së tij”, tha Bejko.“Është fakt që sulmet e tij të dy viteve me shpifje e gënjeshtra u shpërblyen me 64 kate kullë sa një mal në mes të Tiranës. Aleanca e kullave kërkon ta mbajë ende peng Shqipërinë. Halli i nongratës nuk është halli i shqiptarëve dhe as i demokratëve.
Përpjekjet e tij për t’i ikur përgjegjësisë për humbjen katastrofike të 14 majit nuk do të kenë sukses”, tha Bejko.

Sipas tij, aleanca e kullave dhe oligarkëve u faktua më qartë me humbjen në Kukës dhe se ata shpresojnë se duke mbajtur njëri tjetrin do kukëzojnë gjithë Shqipërinë.Sipas Bejkos, rrugët e PD me aleancën e kullave, nongratave dhe me bashkëpunëtorët e Sigurimit famëkeq të Shtetit, janë ndarë njëherë e mirë.///

error: