Qasja e medieve në Parlament është një element i rëndësishëm i një demokracie liberale, u shpreh sot Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri reagoi sot reagoi sot ndaj vendimit të Byrosë së Kuvendit për raportimin e gazetarëve gjatë mbledhjeve të komisioneve parlamentare.
“Dëgjesat publike dhe qasja e medieve në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale”, thekson delegacioni i BE në një postim në rrjetet sociale.
Delegacioni i BE shpreh, “keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediet përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti”.“Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014”, nënvizoi delegacioni i BE./atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata