SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

DELVINA/ Investimi ne proces mundeson furnizim me uje 24 ore

Kete radhe kreu i qeverise ka fokusuar Delvinen.

-Do ta mbyllin përfundimisht kalvarin e turpshëm për ujë të banorëve të Delvinës

Delvina do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje. Por dëgjojeni pak, në Ujësjellësin e Delvinës investimi i fundit është bërë as më larg, e as më afër se sa në vitin 1982! Ndërsa orët e furnizimit deri para disa vitesh ishin vetëm 2 në 24 dhe me përpjekje për mirëadministrim, tamam si në “luftë me mullinjtë e erës”, sepse rrjeti ishte tërësisht i amortizuar, u rritën deri në 6 orë në ditë.

Nga ana tjetër afro 70% e konsumatorëve s’kishin matës dhe faturat aforfe i paguanin vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre, çka thjesht e zhyste edhe më thellë në gropën e zezë ku ishte zhytur, ndërmarrjen krejt modeste të ujësjellësit – pa llogaritur edhe punësimet kuturu, me parti e me krushqi, e shpenzimet për paga të tepërta kot më kot për dekada me radhë.
Sot po shtrihet afro 12 km rrjet i ri dhe një linjë kryesore prej rreth 1.5 km, që do ta mbyllin përfundimisht kalvarin e turpshëm për ujë të banorëve të Delvinës, duke siguruar furnizim 24 orë.
Kush shan e përqesh këtë qeveri nga frëngjia e ajfonit, le të gjejë arsye të tjera, po jo kusuret e 40 vjetëve, që i morëm në kurriz në çdo sektor! Dakord, 7 vjet nuk janë 7 ditë, por ama gjërat po bëhen siç nuk u bënë 40 vjet dhe po të ishin bërë me kohë, të paktën siç po i bëjmë ne, megjithë të metat e gabimet tona, sot nuk do diskutohej më në Shqipëri as uji 24 orë, as shumëçka tjetër, që në 40 vjet u bë së prapthi, shkel, premto, shko e vari bidonat miletit, qeveri pas qeverie.

Pamjet flasin vetë!-perfundon shenimin e tij per Delvinen kryeministri Rama.///

error: