Djaloshi 14 vjeçar nga Vllahati (Delvinë), i aksidentuar dhe plagosur rëndë pak ditë më parë, duke drejtuar autoveturën e familjes, megjithë përpjekjet e stafeve mjekësore në Sarandë dhe Tiranë, nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe sot është ndarë nga jeta.
Lajmi i rëndë është bërë i ditur nga vetë familja e 14 vjecarit Arjol Dervishaj.
Pak ditë më parë, 14 vjeçari në një çast kur drejtonte automjetin me shokë të tjerë në makinë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Ai u plagos më rëndë, u trajtua me mjekime në Sarandë dhe më pas u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tirane,
Burime familjare thanë se gushellimet priten ne Shtepi në Vllahat edhe përsjellja e të ndjerit në varrezat e Delvinës, bëhet me 28 nentor ,në orën 11:00/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI