Qytetarët dhe turistët kanë mundësi të vizitojnë në Delvinë “Kantinën Isak”, që është kthyer tashmë në pikë agroturistike, ku përveç verës cilësore ofrohen edhe gatime të ndryshme tradicionale me produkte të zonës. “”Kantina Isak” tani edhe agroturizëm me produkte të zonës, ka vijuar traditën e të parëve në mbjelljen e vreshtave me varietete autoktone me rreth 9 lloje verërash e plot nënprodukte të rrushit duke i ofruar për turistët”, theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama, publikoi në rrjete sociale foto nga kjo kantinë, teksa u shpreh se “në Delvinë do të gjeni një ndër kantinat me verë të mirë shqiptare”. Mbështetja për agroturizmin dhe programi i “100 Fshatrave” kanë nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale.
Nëpërmjet programit mbështetës të zhvillimit rural synohet evidentimi i produkteve lokale tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar.
Mbështetja financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e kapaciteteve prodhuese, plotësimin e standardeve dhe siguruar cilësi, për të mundësuar që këto produkte të gjenden kudo. Në të njëjtën kohë fuqizohen zonat rurale, nëpërmjet orientimit të investimeve në këto zona.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore