Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Delvinë, ku u dogj një automjet tip “Suzuki”. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade